Sot zyrtarisht deputetë të opozitës kanë dorëzuar mandatet parlamentare, por jo të gjithë, ndërsa kanë vijuar me protestën dhe me kërkesën për zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri tranzitore.
Ja emrat: Nga PD janë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari, dhe nga LSI-ja, Lefter Koka.
Për deputetin Fatmir Mediu mësohet se ndodhet aktualisht jashtë vendit e për këtë arsye nuk e ka firmosur ende lënien e mandatit. /mapo.al