Këta janë kandidatët për deputetë të cilët s’u certifikuan nga PZAP

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur pjesërisht pro ankesave të partive politike për certifikim të listës së kandidatëve për deputetë. PZAP-ja ka vendosur që të certifikohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore.

Mbeten jashtë listave të dënuarit me aktgjykim final në tri vitet e fundit. Në këtë listë përfshihet edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Te VV-ja pos tij, kandidimi i është ndaluar edhe katër kandidatëve të tjerë. Vendimi thekson se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Vendimi i ngjashëm është edhe për Nismën Socialdemokrate. Te kjo parti është certifikuar lista, por pa emrat e Vesel Krasniqit, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

As këta kandidatë s’mund të zëvendësohen me të tjerë.

Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim.

Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme