Në përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, do të ketë edhe shumë deputetë të cilët për herë të parë ulen në karrigen e Kuvendit.
Nga listat e publikuara deri më tani në përbërjen e re do të jenë 32 emra të rinj shkruan Gazeta Monitor.
Në mes e tyre ka kryetar komunash, nënkryetar, gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile.
Nga koalicioni PAN për herë të parë deputetë do të jenë: Mërgim Lushtaku, Andin Hoti, Evgjeni Thaci Dragusha, Bilall Sherifi, Milaim Zeka, Albulena Balaj-Halimaj, Leonora Bunjaku, Rasim Selmanaj.
Deputetë për herë të parë nga Vetëvendosje do të jenë Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Adem Mikullovci, Dukagjin Gorani, Arberie Nagavci, Sami Kurteshi, Drita Millaku, Saranda Bogujevci, Frashër Krasniqi, Valon Ramadani, Fitore Pacolli-Dalipi, Qendron Kastrati dhe Arbër Rexhaj.
Të rinj në Kuvend do të ketë edhe nga koalicioni LAA: Driton Selmanaj, Lumir Abdixhiku (LDK), Imet Rrahmani (LDK), Labinot Tahiri, Valdentina Bunjaku-Rexhepi, Fidan Rekaliu, Haxhi Avdyli, Korab Sejdiu (AKR), Arban Abrashi dhe Islam Pacolli.