Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka të gatshëm emrat e ministrave në rast të formimit të Qeverisë me AAK-në, Nismën dhe AKR-në.
“Epoka e Re” nga burimet e saja brenda PDK-së ka arritur të sigurojë emrat e përfolur të kësaj partie për ministra në Qeverinë Haradinaj.
Emri i Hajredin Kuçit është propozuar për ministër në Qeverinë Haradinaj, por nuk dihet se cilën ministri do ta drejtojë, po ashtu edhe emri i Arsim Bajramit është propozuar për ministër, por ende nuk dihet nëse do të vazhdojë të jetë në krye të Ministrisë së Arsimit, kurse Abelard Tahiri është propozuar për ministër të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Dhurata Hoxha për ministre të Drejtësisë, Uran Ismaili për ministër të Integrimeve.
Blerand Stavileci sërish është propozuar për ministër, por nuk dihet se cilën ministri do ta drejtojë, Agron Mustafa (Kryeshef ekzekutiv i PTK-së) është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme dhe Besim Beqaj për ministër të Financave.
Ky burim brenda PDK-së ka treguar se asnjë deputet nga radhët e kësaj partie nuk do të bëhet ministër.