Të enjten pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet Kryetari i Kuvendit.
Mirëpo, jo të gjitha grupet parlamentare kanë vendosur se kush do të jenë shefat e deputetëve.
Gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës është marrë vendim që shef i GP të jetë kandidati për kryeministër nga kjo parti, deputeti Avdullah Hoti.
Ndërsa, në Vetëvendosje deputetëve sërish pritet t’u prijë Glauk Konjufca.
“Është propozuar Glauk Konjufca. Emri i tij do të propozohet para Këshillit të Përgjithshëm, ku edh do të votohet”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës pritet ta ketë po të njëjtin shef të Grupit Parlamentar që kishte në legjislaturën e kaluar, Zenun Pajaziti.
Nisma për Kosovën tashmë ka vendosur për shef të Grupit Parlamentar, të jetë Bilall Sherifi.
E, në Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë shef i Grupit Parlamentar.