Gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira , intervale me diell dhe me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet parashihen të bien të mërkurën por që në veriperëndim dhe perëndim të vendit reshje mund të ketë edhe ditëve tjera.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.