Materialet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të digjitalizohen këtë vit. Krejt kjo me qëllim të qasjes më të lehtë të të gjithë të interesuarve.
Për realizimin e këtij projekti, drejtori i Bibliotekës Fazli Gajraku, i tha Ekonomia Online se tashmë është ndarë një hapësirë e cila do të jetë në dispozicion të digjitalizimit të materialeve.
Sipas tij, duhet të kihet kujdes në digjitalizim sepse nuk duhet shkelur Ligji i së Drejtës së Autorit.
“Shpresojmë që këtë vit ministria e Kulturës do na përkrahë në projektin e digjitalizimit sepse ky projekt pritet shpejtë të filloj punën e vet. Na duhen disa investime në krijimin e platformës digjitale dhe disa pajisje për pastrimin e librave e materialeve të vjetra që është i rëndësishëm për të filluar këtë proces”.
“Është një hapësirë që është dedikuar hapësirë që do hapet biblioteka digjitale është duke u rregulluar, pas rregullimit pritet që biblioteka digjitale të pajiset me inventar, kompjuter dhe tashmë kemi pajisje digjitale e cila do duhej aktivizuar por për të u përgatitur që të filloj puna na duhet edhe përgatitjet për platformë digjitale që është pothuajse themelore sepse çdo material i digjitalizuar do duhej të paraqitej në platformën tonë digjitale të jetë e qasshme për publikun”.
“…gjithë këto materiale sepse tashmë është projekti më prioritet që materialet do digjitalizohen materiale që nuk cenojnë dhe shkelin ligjin e të drejtës së autorit sepse në materialet që i mbron ligji na duhet të sillemi ndryshe dhe në përputhje me normat ligjore të së drejtës së autorit”, shtoi ai.
Gajraku tha se edhe për personat e verbër është hapësira e veçantë në bibliotekë dhe janë në përpjekje për të zgjeruar edhe më tej materialet të cilat mund tu vihen në shërbim.
“Është një bibliotekë dhe një punëtorë që u shërben kësaj kategorie dhe e dimë se nevojat janë shumëfish më të mëdha se sa që kemi në koleksionet tona, po flasim për një material specifik dhe na duhet përkrahje edhe e shoqatës së verbërve, institucioneve që mbështesin këto kategori dhe që të pajisemi me tituj që në fakt i kërkojnë këta përdorues”.
“Nuk është e vështirë dhe e kushtueshme të bëhet kjo dhe unë them se vetëm na duhet rruga deri te këto materiale se si mund të arrijmë tek këto materiale përndryshe biblioteka me buxhetin që ka do mbuloj këto kërkesa të tyre pa asnjë dyshim”, tha ai.
Por ky institucion u përball edhe me probleme infrastrukturore. Problemet me kanalizimin kishin shkaktuar shumë telashe duke dëmtuar disa prej librave. Por ai shpreson se edhe ky problem do të marr fund në këtë vit, raporton EO.
“Problemet e infrastrukturës që lidhen me izolimin e bibliotekës, me kanalizimin e ujësjellësit, sistemin e mbrojtjes kundër zjarrit janë projekte që tashmë janë hartuar dhe janë të gatshme për të i implementuar, na duhet buxhet e fonde dhe për këtë vit është i përcaktuar një buxhet tek investimet kapitale i cili pritet të shkoj tek zgjidhja e problemit të drenazhimit”.
“…nëse do shkoj gjithçka siç është planifikuar në të kundërtën na duhet këtë buxhet ta shfrytëzojmë në izolimin e kulmit të rrafshet për të zgjidhur këtë problem që po ashtu është problem me i shkaktu telashe bibliotekës në menaxhim”, tha Gajraku.
Gajraku tha se nga viti 1945 janë grumbulluar librat dhe ka koleksione të shumë gjuhëve botërore, por me fokus të veçantë janë gjuhët themelore anglishtja, gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja që pas lufta kanë ardhur si donacione nga këto shtete dhe bibliotekat e tyre.