Këto do të jenë pagat e mjekëve dhe infermierëve, më të lartat në rajon

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka publikuar një fotografi që tregon rritjet që do të ju bëhen profesionistëve shëndetësorë.

“Mjekët dhe infermierët nga fundi i këtij viti do t’i marrin pagat me rritje – më të lartat në rajon. Për këtë nuk ka dyshime. Me rritjen e pagave po krijojmë kushte që mjekët dhe infermierët e ri të mos largohen nga vendi.”, ka shkruar ai.

Mjeku specialist në fund të këtij viti do ta marrë pagë 1195 euro, njëlloj edhe mjeku specialistë i mjekësisë familjare.

Për më shumë shikojeni grafikonin:

Të ngjashme