Këto janë afatet për akreditimin e vëzhguesve dhe medieve për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se po është duke vazhduar të pranojë kërkesat për akreditim të vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor, raporton Ekonomia Online.

Kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve mund ta dorëzojnë: subjektet politike të certifikuara; Organizatat Joqeveritare vendore të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut; Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare; Organizatat Ndërkombëtare të Specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut; përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe Mediat.

Afatet për aplikim të vëzhguesve afatgjatë (për të gjithë proesin zgjedhor) janë:

• Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve përfundon më 15 shtator;

• Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave përfundon më 2 tetor;

Afatet për aplikim të vëzhguesve afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) janë:

• Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve përfundon më 27 shtator;

• Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave përfundon më 2 tetor;

Të gjitha informacionet dhe hapat që duhet të ndiqen për të aplikuar, janë të publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme