Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është paraqitur sot për herë të parë para trupit gjykues në Hagë.
Gucati po akuzohet për këto vepra penale si, frikësim gjatë procedimit penal, hakmarrje dhe të fshehje të procedurës.
“Ekziston dyshim për vepra penale, friksim gjatë procedimit penal, hakmarrje, dhe shkeleje të fshehtësisë së procedurës.
Kujtojmë se Gucati u arrestua së bashku me Nasim Haradinajn ditën e premte nga EULEX.
Gjykatësi ka njoftuar se kjo seancë nuk është gjykim por vetëm seancë fillestare për njoftim të të drejtave të të dyshuarit
“Seanca nuk është gjykim nuk janë ngritur ende akuza, nga prokurori i specializuar nuk do të paraqiten e as të debatohen prova nuk do të diskutohet fajësia apo pafajësia e të dyshuarit”, ka thënë ai.
Gucati ishte arrestuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve.
Fillimisht, avokati i Hysni Gucatit, ka kërkuar të mos fotografohet Gucati i rrethuar me oficerë policie, pavarësisht që kjo është traditë.
Tri herë muajin e kaluar, OVL e UÇK-së ka thënë se ka pranuar – në mënyrë anonime – dosje që lidhen me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë. Përmbajtja e këtyre dokumenteve nuk është bërë e njohur dhe nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike ose jo.