KFOR dhe Islanda nënshkruajnë marrëveshje teknike për hapësirën e ulët ajrore

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Forcës së Kosovës të drejtuar nga NATO, Gjeneral Major Michele Risi, nënshkroi sot një marrëveshje kornizë në lidhje me menaxhimin e hapësirës ajrore të ulët mbi Kosovën, transmeton Ekonomia Online.

Nënshkrimi pasoi atë të Arnór Sigurjónsson, Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë Islandeze për Punë të Jashtme.

Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin mbi sigurinë në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën, e cila ka qenë e mbyllur për trafikun ajror civil, përveç fluturimeve drejt dhe nga aeroporti i Prishtinës.

Islanda do të kontribuojë në misionin e KFOR-it përmes ofrimit të ndihmës në përpjekjet për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën.

Përfundimi i kësaj marrëveshje është një hap i rëndësishëm në proces për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për hapjen e rrugëve të reja në hapësirën ajrore të poshtme të Kosovës, në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Do të kontribuojë gjithashtu në përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, në kuadrin e dialogut të sponsorizuar nga BE.

Zhvillimi i rrugëve të reja ajrore ndiqet në kuadrin e Takimeve të Normalizimit të Aviacionit Ballkanik të NATO-s (BANM), nën udhëheqjen e NATO-s, dhe me pjesëmarrjen e të gjithë palëve të interesuara.

Normalizimi i hapësirës ajrore të ulët do të shkurtojë rrugët dhe gjeneron përfitime mjedisore dhe kursime të kostove për linjat ajrore dhe aviacionin ushtarak.

Të ngjashme