Komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Adario ka takuar kryetarët e dy komunave me emrin e ngjashëm, Agim Bahtirin dhe Goran Rakicin.
Shefi i NATO’s së pari i shkoi në zyrë kryetarit verior që ofroi dorëheqje më herët, me të cilin diskutoi për gjendjen e sigurisë në vendet e populluara me serbë, shkruan gazetametro.net.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të Listës Serbe në takim veçanërisht është dolur për komunat në veri dhe për zonat e banuara nga popullata serbe.
Ndërkohë, D’Adario i shkoi në vend të punës edhe kryetarit Bahtiri, me të cilin diskutoi rreth sigurisë në Mitrovicë.
Komandanti i KFOR’it kërkoi nga Bahtiri që të mbesin vazhdimisht në kontakt dhe të jetë i informuar lidhur me të gjitha ngjarjet në Komunën e Mitrovicës, në mënyrë që bashkërisht të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së qytetit.
E këto takime po vijnë në një kohë kur veriu është tensionuar ndjeshëm, dhe nga Serbia kishin ardhur kërkesa që KFOR të angazhohet dhe të mos lejojë forca kosovare në veri.