KFOR-i publikon pamje të karabinierëve italianë duke u trajnuar për kontrollin e turmave dhe trazirave

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

KFOR-i ka njoftuar se Njësia e Specializuar Multinacionale çdo ditë po kryen trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave.

KFOR thotë se janë të fokusuar plotësisht në zbatimin e mandatit.

“Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) është e përfshirë çdo ditë në trajnimin e kontrollin e turmave dhe trazirave për të mbajtur kapacitete të larta operacionale. KFOR është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lëvizjen e lirë.”

Të ngjashme