Kontingjenti italian i forcave të KFOR-it në Pejë, ka përfunduar këtë fundjavë ciklin e dhurimit të materialit mjekësor objekteve spitalore në pjesën perëndimore të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo me qëllim të përmirësimit dhe zhvillimit të shëndetësisë në rajonin e tij të përgjegjësisë. Siç ka njoftuar me një komunikatë Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W) në Pejë, ky aktivitet hyn në planin e përmirësimit të kapaciteteve shëndetësore në Kosovë, të realizuar nga ushtarët italianë të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) të Grupit Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W), me bazë Regjimentin e 185 –të parashutist të artilerisë “Folgore”.
“Inkubatori neonatal i ka dhuruar spitalit të Gjakovës, elektrokardiografi dhe monitorues shumë parametrikë dhe spitalit të Klinës, së bashku me materiale të tjera mjekësore.