KFOR-i teston aftësitë e veta me “Shpatën e Argjendtë”

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 14:06 | Nga

Nga sot deri më 26 nëntor, KFOR-i do t’i ushtrojë ekipet e tij nga shtabi i përgjithshëm, forcat operacionale dhe taktike, për planifikim dhe ekzekutim të simulimeve për trazira civile dhe fatkeqësi natyrore.

KFOR-i, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in, dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët i cili vjen si rezultat i shumë javëve të koordinimit, planifikimit dhe trajnimit.

Siç bën të ditur KFOR-i, këto ushtrime të koordinuara profesionalisht do të mbahen në kampin Film City, Kampin Vrellë dhe kampin Pomazatin.

Shpata e argjendtë-2 synon dy matës primar të suksesit. I pari është të testojë dhe të masë gatishmërinë e pergjithshme opercaionale të KFOR-it. I dyti është të demonstrojë si reagues i tretë përkushtimin e plotë në ofrimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në tërë Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme