KGjK-ja ia propozon presidentes 29 kandidatë për gjyqtarë në gjykatat themelore

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), pas zhvillimit të procedurave të rekrutimit, i ka propozuar presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kandidatët për tu emëruar gjyqtarë në gjykatat themelore të vendit.

Kandidatët e propozuar për t’u emëruar gjyqtarë në gjykatat themelore janë si në vijim:

Shaban Prekalla në Gjykatën Themelore Prishtinë, Avni Berisha në Gjykatën Themelore Gjakovë, dega Rahovec, Fisnik Gashi në Gjykatën Themelore Prishtinë, Driton Ahmeti në Gjykatën Themelore Ferizaj, Qendresa Tahiri – Islami në Gjykatën Themelore Mitrovicë, Bajram Cacaj në Gjykatën Themelore Pejë, dega Deçan, Blerta Kelmendi në Gjykatën Themelore Pejë, Florid Hasku në Gjykatën Themelore Gjakovë, Adem Krasniqi në Gjykatën Themelore Prizren, dega Suharekë.

Po ashtu, Driton Sadiku është propozuar në Gjykatën Themelore Gjakovë, Shqipron Sedolli në Gjykatën Themelore Prizren, dega Suharekë, Lirika Sylaj në Gjykatën Themelore Pejë dega Istog, Astrit Gashi në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega Gllogovc, Leart Rexhaj në Gjykatën Themelore Mitrovicë, Nderim Musa në Gjykatën Themelore Mitrovicë, Marigona Lajqi në Gjykatën Themelore Mitrovicë, Gentiana Shabani – Haziri në Gjykatën Themelore Prishtinë, Adelina Jusufi në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega Podujevë, dhe Driton Nocaj në Gjykatën Themelore Pejë.

Blerina Kurtaj në Gjykatën Themelore Gjakovë, Petrit Curri në Gjykatën Themelore Gjakovë, dega Malishevë, Arlind Sharani në Gjykatën Themelore Prizren, Leotrim Gashi në Gjykatën Themelore Mitrovicë, dega Vushtrri, Albana Ukshini në Gjykatën Themelore Prishtinë, Hatixhe Begaj në Gjykatën Themelore Gjakovë, dega Malishevë, Mersiha Calakovic në Gjykatën Themelore Mitrovicë, Aferdita Prenaj në Gjykatën Themelore Prishtinë, Vlerona Maliqi në Gjykatën Themelore Mitrovicë dhe Agron Karatash në Gjykatën Themelore Prizren.

Të ngjashme