KGjK-ja merr vendim që gjyqtarëve tu caktohen rastet sipas sistemit SMIL

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 12:07 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka marrë vendim që gjyqtarëve tu caktohen lëndët sipas Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL), pra në mënyrë rastësore, raporton Ekonomia Online.

Fatmir Rexhepi menaxher i projektit, prezantoi punën për shpërndarjen e lëndëve në gjykatat e Republikës së Kosovës përmes Sistemit SMIL dhe mënyrën e zbatimit të tyre.

Ai u shpreh se ku sistem mundëson punë shumë efikase dhe përzgjedhja në këtë sistem bëhet përmes sistemin në mënyrë rastësore dhe nuk lejon ndërhyrjen e askujt.

“…shpërndarja e lëndëve ka qenë një prej më të rëndësishmëve. I kemi kushtuar vëmendje të duhur dhe kemi arritur në progres të mirë që me filluar me zbatuar në gjykata. Në këtë dizajnim kanë marrë pjesë një nunër i madh i ekspertëve”.

“Shpërndarja e lëndëve me u bë për të gjithë gjyqtarët me kritere të njëjta. Menjëherë si të vije në gjykatë, dhe caktohet gjyqtari, procesi me qenë transparent dhe me pas të pamundur ndërhyrjen e njeriut. Tri kritere për shpërndarje të lëndës, 1 struktura organizative, kriteret e përjashtimit, caktimin gjyqtarit bëhet në mënyrë automatike”.

“Këto ndryshime janë si rrjedhore që dalin nga Ligji Këshillin Gjyqësorë të Kosovës dhe Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore Zyrtare të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, të cilat prekin këto procedura”.

Anita Krasniqi, kryetare e Komisionit për Çështje Normative, tha se komisioni ka shqyrtuar ligjet rreth ndryshimit të Rregullores, për procedurat e zgjedhjes, emërimit, vlerësimit pezullimit, shkarkimit të kryetarëve të gjykatave si dhe gjyqtarëve mbikëqyrës.

Kërkesa e Krasniqit, për këto ndryshime është aprovuar nga anëtarët e Këshillit, raporton EO.

Skender Çoçaj, kryesues i KGjK-së, tha se nga sot apo nesër varësisht nga procedurat administrative do të hapet konkursi për kryetar të gjykatave.

“Konkursi për kryetarë të gjykatave do të shpallet sot dhe nesër vendimin e kemi marrë qysh më herët”.

Të ngjashme