Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj ka thënë se qytetarët e Drenasit nuk duhet të bëjnë gabimin e qytetarëve të Malishevës, të cilët e kanë izoluar veten duke votuar njerëzit e Nismës.
Lexoni një pjesë të postimit të tij lidhur me Limajn:
“… Thirrja ime për qytetarët e Drenasit është edhe më e fortë dhe më bindëse: mos e votoni Nismën! Nëse dëshironi që për lider tuajin të keni Fatmir Limajn ju keni zgjedhur njeriun që identifikohet me krimin në Kosovë! E gjithë Kosova e di që është njeriu më i korruptuar i politikës, njeriu më i kontestuar i luftës,njeriu që ka bërë emër në politikë dhe në luftë përmes propagandës Gebelsiane, përmes linqimit e dënimit të shokëve,përmes tradhtisë e shtypjes së zërave të kundërt në luftë e paqe, njeriu që sikurse serbët humbjen e propagandojnë si fitore ashtu siq bënë për zgjedhjet në Drenas. Llogaritni që Limaj e Shala akuzojnë të tjerët pēr korrupcion! Qesharake.
Por dijene ju të “ndershmit” Nisma pas këtij reagimi do të flas me emra për përvetsimet dhe pasurinē e Limës, do të flas për luftën e tij të pandershme dhe të shokëve të tij.