OTKT në një darkë iftari, e cila tashmë është kthyer në traditë, mblodhi anëtarët e saj. Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, njëkohësisht kryetare e nderit e OTKT-së në fjalimin e saj tha se marrëdhëniet aktuale tregtare dhe të investimeve vazhdojnë të rriten, por që ende nuk është e kënaqur me shkallën e arritur deri më tani, duke theksuar se qëllimi i saj është që Turqia të jetë në vendin e parë si në marrëdhëniet tregtare po ashtu edhe për kah vëllimi i investimeve në Kosovë.
Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT), organizoi darkë iftari, e cila tashmë e sa vite është kthyer në një traditë. Në iftarin e organizuar më 4 Qershor në Hotelin Emerald nën partronatin e CEO-s të kompanisë Atlantik Group, njëkohësisht Kryetar i Odës Tregtare Kosovaro Turke Ayhan Demirkıran, morën pjesë Ambasadorja e Republikës së Turqisë Kıvılcım Kılıç, Ministri i Administratës Publike Mahir Yağcılar, Këshilltari Tregtar në Ambasadën Turke në Prishtinë Tamer Topaloğlu, Koordinator i TIKA në Kosovë Hasan Burak Ceran, Drejtori i Institucionit Yunus Emre në Kosovë Mehmet Ülker, anëtarët e OTKT-së si dhe pjesëmarrës të tjerë.
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë dhe njëkohësisht Kryetarja e Nderit e OTKT-së Kıvılcım Kılıç, në fjalimin e saj theksoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve si dhe kontributin e vazhdueshëm të Turqisë ndaj Kosovës. Ambasadorja Kılıç, po ashtu tha se sektori privat i cili po luan një rol të rëndësishëm si në Kosovë, ashtu edhe në marrëdhëniet tregtare dhe investuese, përmes investimeve ndryshoi çehren e vendit. Kılıç, bëri të ditur se investimet turke në Kosovë çdo ditë e më shumë po rriten, por sipas saj ka ende punë të cilat duhen të realizohen si në tregti po ashtu edhe në investime.
“Ne, në këto marrëdhënie dëshirojmë të jemi të parët. Prandaj së bashku do të vazhdojmë të punojmë. Sigurisht që ka një numër mekanizmash që do ta do të ndihmojnë arritjen e këtij synimi. Njëra nga këto është edhe miratimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë. Ne do të vazhdojmë të punojmë intensivisht në mënyrë që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi sa më parë që të jetë e mundur ” tha Kılıç.
Ambasadorja e Republikës së Turqisë Kılıç po ashtu bëri të ditur se rritja e investimeve është një nga dëshirat e saj, dhe se kontributi i investimeve në infrastrukturë do të kontribuonte edhe në marrëdhëniet tregtare dhe investuese midis Kosovës dhe Turqisë.
“Dëshiroj që uniteti mes nesh, integriteti, vazhdimi i mbështetjes dhe vëllazërimi midis popujve të të dy vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmen” tha Kılıç duke i uruar të gjithëve suksese në punën e tyre gjatë këtij muaji të madhërishëm të Ramazanit.