Fustani me të cilin këngëtarja kosovare Dua Lipa, u paraqit në eventin Brit Awards, duket se i ka pëlqyer jashtëzakonisht të famshmes Kim Kardashian.
Kjo pasi me një dizajn pothuajse të ngjashëm e me model të njejtë, ylli televiziv, u pa të ketë ndarë një fotografi ndërsa dukej si një buqetë luleje, njofton Klan Kosova.
Modeli i fustanit duket i ngjashëm me atë të Duas, pasi i tërë tyli në ngjyrë rozë i mbuloi plotësisht trupin e saj.
Eh çka të themi më shumë, vetëm se që të dyja duken mahnitëse!
Fustani me të cilin Dua Lipa u paraqit në BRIT, vie si pjesë e koleksionit të stilistit italian Giambattista Valli dhe ka vlerën hiq më pak se rreth 10 mijë euro.