Kim Kardashian është duke përdorur ndikimin e saj masiv në rrjetet sociale për të vënë dritë mbi ngjarjen e fundit në luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Të enjten, 39-vjeçarja e cila është edhe studente e juridikut njoftoi 179 milionë ndjekësit e saj në Instagram se Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit kërcënoi të bombardonte atdheun e stërgjyshërit të babait të saj, shkruan DailyMail.
“Përkundër një pandemie të vazhdueshme globale, Azerbajxhani ka shkelur thirrjen e Kombeve të Bashkuara për armëpushim global me sulme të paaprovuara kundër Republikës së Armenisë”, shkroi ajo në InstaStory.
Sipërmarrësja pronare e “K0KW Beauty” shtoi se “Strukturat civile në Armeni janë shënjestruar dhe Azerbajxhani tani ka kërcënuar të bombardojë termocentralin bërthamor në Armeni”.
“Ndërkohë, ndryshimet e kongresit në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare do të votohen javën e ardhshme për të siguruar që Sh.B.A. nuk i mundëson Azerbajxhanit ndihmë ushtarake që do të përdoret kundër Armenisë dhe Artsakh-it”, shpjegoi më tej ajo.
Pastaj, ajo i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që “t’i kushtojë vëmendje dhe ndërhyrjes’ me masat politike dhe diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin e panevojshëm dhe humbjen e jetës njerëzore”.
Nëna e katër fëmijëve shprehu mbështetjen e saj për bashkëqytetarët e saj armenë dhe u lut për ata që janë të përfshirë në tensionet e fundit në kufirin e vendit.
“Unë bëj thirrje për një zgjidhje paqësore për këto sulme të paaprovuara gjatë kësaj pandemie tashmë shumë të vështirë”, përfundoi ajo, përpara se të inkurajonte fansat e saj të thërrasin senatorët dhe përfaqësuesit e tyre, në mbështetje të Armenisë.
Studentja e ri e drejtësisë, e cila po studion të marrë provomin e jurisprudencës në Kaliforni, pagëzoi tre fëmijët e saj më të vegjël në Armeni vitin e kaluar.
Në tetor, ajo vlerësoi lajmet se Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së miratoi një rezolutë për të njohur gjenocidin armen të vitit 1915.