Kim Kardashian ndjehet e zhgënjyer pasi nuk mund ta shpëtonte martesën me Kanye West

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian thuhet që po ndjehet e zhgënjyer, pasi nuk mund të shpëtonte martesën me Kanye West.

Ylli i Keeping Up With The Kardashian, ditë më parë bëri të ditur se ka nënshkruar letrat e divorcit nga Kanye West, shkruan Mirror.

Çifti, që ndajnë katër fëmijë së bashku, tashmë kanë marrë vendim, disa muaj pas spekulimeve që qarkulluan në rrjet.

Ani pse raportohet se ajo është e para që nënshkruajti për divorc, Kim tashmë po ndihet e zhgënjyer.

Një burim për People ka thënë: “Ani pse për muaj me radhë ka pasur aludime, është ende emocionale për Kim”. Ajo është e zhgënjyer që nuk mund ta shpëtonte martesën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme