Diva e padiskutueshme rrjeteve sociale dhe televizioneve amerikane, Kim Karadashian, ka treguar se ka një afinitet të madh me shqiptarët.
Grimieri i saj prej 10 vitesh, Mario Dedivanovic është shqiptar dhe ata janë shumë të kënaqur nga bashkëpunimi i tyre.
Kim gjithashtu ka treguar se kënga e Era Istrefit “Bon Bon” ishte një nga më të preferuarat e saj. Së fundmi ka treguar edhe simpatinë për këngëtaren shqiptare, Bebe Rexha.
Në një foto Bebes, e publikuar nga grimieri Mario, Kim ka shkruajtur “E mrekullueshme”.
Ky koment e ka bërë shumë të lumtur këngëtaren shqiptare.