Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë thënë se asnjë pacient i hospitalizuar me COVID-19 në Kinë nuk ka vdekur në “gati katër muaj”.
Guo Yanhong, inspektor në Komisionin Shtetëror Shëndetësor të Kinës e ka përgëzuar strategjinë kineze në frenimin e përhapjes së koronavirusit.
“Është kjo prova më bindëse se përvoja, metodat dhe strategjitë kineze janë të çmueshme”, ka thënë ai.
Ai e ka dhënë këtë deklaratë në Mekanizmin e Përbashkët për Kontrollin dhe Parandalimin e Epidemive në Kinë.
Hera e fundit kur u regjistrua vdekje nga COVID-19 ishte më 14 prill, në provincën Hubei, sipas të dhënave në uebfaqen e këtij komisioni.