Kina vë në shitje ilaçin kundër Alzheimerit

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Kina ka prodhuar një ilaç kundër sëmundjes së Alzheimerit dhe më 29 dhjetor ka dalë në shitje.

Droga e njohur me emrin GB-971, është zhvilluar nga Universiteti i Kinës dhe Akademia e Shkencave Kineze.

Prodhimi i këtij ilaçi vjen pas 22 vjetësh punë e hulumtime.

1 mijë e 199 persona kanë marrë pjesë në testimet prej tre fazave.

Pas testimit 36 javësh, studimi ka treguar se ilaçi mund të përmirësojë aftësitë njohëse te personat e prekur nga sëmundja e Alzheimerit, transmeton KTV.

“Përmirësimet më të dukshme mund të jenë te aftësia e të jetuarit, puna e përditshme, emocionet dhe njohja. E ashtuquajtura aftësi njohëse përfshinë kujtesën, marrjen e drejtimit dhe pamjes dhe aftësinë për të analizuar e për të dhënë vlerësime. Të gjitha këto janë përmirësuar ndjeshëm te pacientët”, ka thënë Zhang Zhenxin, profesor i neuroshkencës në Pekin.

Ilaçi kushton 127 dollarë dhe një kuti përmban 42 copë kapsula, të cilat mund të blihen me përshkrim të mjekut.

Simptomat më të hershme të vëzhguara shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose manifestime të stresit.

Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur e Alzheimerit është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si p.sh vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit.

Kur mjeku ose infermieri lajmërohen, dhe sëmundja dyshohet, diagnoza shpesh konfirmohet me teste konjitive dhe vlerësime të sjelljes dhe pastaj kryhet një skanim i trurit.

Kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.

Më pak se 3 për qind e individëve jetojnë më shumë se 14 vjet pas diagnozës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme