Kina vërshohet nga turistët vendorë

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Qytetet më të populluara të Kinës kanë shënuar një rritje të vizitorëve më 1 maj. Numri i personave që kanë udhëtuar jashtë qyteteve të tyre është ngritur në 40 % që nga e premtja.

Rritja e udhëtimeve dhe shëtitjeve në periudhën më të madhe të turizmit në Kinë, mund të sjellë lehtësira në rikthimin e sektorit të hotelerisë që është goditur nga pandemia.

Qindra vende turistike janë rihapur derisa autoritetet janë duke bërë përpjekje për të përmirësuar ekonominë.

Kina ka shënuar më shumë se 23 milionë turistë vendor më 1 maj, sipas statistikave zyrtare.

Por, krahasuar me vitin 2019 në periudhën e njëjtë, Kina ka shënuar 67,13 milionë turistë në ditë.

Disa turistë kanë qëndruar më afër shtëpive të tyre dhe kanë evituar vendet ku ende po luftohet me mbetjet e virusit.

Kina ka raportuar për një rast të ri me Coronavirus më 1 maj, krahasuar me 12 të raportuar një ditë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme