Kiqina nënshkruan për FC Ferizajn

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Sokol Kiqina është transferimi i parë i Ferizajt në afatin kalimtar të dimrit.

Sulmuesi i talentuar kosovar është rikthyer në kampionatin kosovar pas aventurës gjashtë mujore në Superiorën e Shqipërisë te skuadra e Erzenit.
Kiqina ka arritur marrëveshje me Ferizajn.

Njoftimi i plotë:

Sokol Kiqina edhe zyrtarisht pjesë e familjes së FC Ferizaj

FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot është arritur marrëveshja me bomberin e njohur të futbollit kosovar, sulmuesin 21-vjeçar Sokol Kiqina.

Kiqina llogaritet njëri ndër lojtarët më perspektiv në futbollin vendor. Ai ka debutuar në Superligën e Kosovës ende pa i mbushur 18 vjeç.

Së fundmi, sulmuesi ynë i ri ishte pjesë e skuadrës së Erzenit në Shqipëri. Paraprakisht Kiqina kishte mbrojtur ngjyrat e Llapit, ndërsa karrierën e ka filluar në klubin e qytetit, KF Ferronikeli.

Të ngjashme