Kirurgët e QKUK-së kanë hyrë në grevë njëditore. Kërkesa e kirurgëve është rritja e pagave dhe pagesat për kujdestaritë dhe rrezikshmërinë.
Ata kanë deklaruar se pavarësisht se kanë nisur grevën, pacientët që janë raste urgjente nuk do të trajtohen dhe nuk do të pësojnë nga ky veprim, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë, rastet që nuk janë urgjente nuk do të pranohen gjatë ditës së sotme në këtë repart.
Ata kanë deklaruar se kërkesa e tyre ka kohë që ka shkuar në Ministrinë e Shëndetësirë por që akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Kirurgët e QKUK-së kanë paralajmëruar se nëse kjo grevë njëditore nuk do të ketë sukses në kërkesat e tyre, ata nga data 18 qershor do të marrin masa më rigoroze.