Një aventurë në Valbonën e bukur, por që mund të shndërrohej në tragjedi për dy gra gjermane, nënë dhe bijë.
Dy gjermanet, të moshës 70 dhe 43 vjeçare, kishin kaluar ditën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit, por me ardhjen e mbrëmjes kishin humbur rrugën.
Menjëherë kishin nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh dy turistet gjermane u gjetën me shëndet të plotë në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”