Për më shumë se 60 vjet, këto unaza misterioze në Murmansk të veriperëndim të Rusisë kanë ngjallur kureshtje përse përdoreshin.Këto unaza gjigante mesa duket janë ndërtuar gjatë regjimit nazist në periudhën e Luftës së II Botërore.
Ka qenë gjithmonë mister se çfarë kanë qenë këto unaza dhe për çfarë kanë shërbyer.
Një teori sugjeron se ato janë përdorur si baza të nazistëve për të testuar “armët çudibërëse”.
Këto armë flitet se ishin të një lloji tjetër, avionë në formë disku, njësoj si forma e mjeteve fluturuese të UFO-ve për të cilat aludohet.
Një raport i Forcave Ajrore Amerikane sugjeron se këto unaza që mund të kenë qenë baza për avionët në formë disku të nazistëve, mund të jenë përgjegjëse për shfaqjen e shumë shenjave të UFO-ve përreth globit.