Kishte vjedhur në hapësirat e aeroportit, Policia e Kosovës ndalon shtetasin e Suedisë

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person pas dyshohet se muaj më parë në një dyqan që gjendet në hapësirat e aeroportit kishte kryer një vjedhje.

Rasti kishte ndodhur në qershor në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“ANP Adem Jashari 26.06.2022 – 02:00. Në lidhje me rastin më 11.11.2022 është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë, pasi që muaj më parë në një dyqan që gjendet në hapësirat e aeroportit kishte kryer një vjedhje”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme