KIZ: Vendvotimet u hapën me kohë, mungojnë komisionerë

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 09:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) thekson se të gjitha vendvotimet në Drenas ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune janë hapur me kohë, por theksohet mungesë e komisionerëve e disa parregullësi.

Arton Canhasi nga KIZ, ka thënë se të gjitha vendvotimeve janë hapur me kohë përpos dy vendvotimeve që janë vonuar 20 minuta.

Sipas tij, edhe pse vendvotimet janë hapur me kohë ka mungesë të komisionerëve.

“Rreth tetë komisionerë mungojnë në tërë Komunën e Drenasit”, ka thënë Canhasi.

KIZ thekson se në shkollën “Fehmi Lladrovci” ka materiale propaganduese që bënë të prishet heshtja zgjedhore.

Canhasi gjithashtu ka bërë të ditur se në disa vendvotime ka mungesë të materialeve me alfabet të Brajlit.

Ndërsa, Albana Merja tha se në shkollën “Bajrami Curri” nuk ka qasje për personat me aftësi të kufizuara.

Të ngjashme