Kizolli viziton ish-Burgun Sekret: Dosjet e të burgosurve politikë, të trajtohen me kujdes

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja për Drejtësi, e që është pjesë e Listës së Vetëvendosjes, Beni Kizolli, ka vizituar ish –Burgun Sekret, i cili po ekspozohet në kuadër të projektit “Autostrada Biennale” në Prizren, raporton EkonomiaOnline.

Ai ka thënë se aty ka parë dosjet e të burgosurve politik të viteve të 60-ta, gjatë regjimit të pushtetit Jugosllav të cilat ishin ende të pa prekura dhe të mbuluara me pluhur.

Kizolli ka kërkuar që këto dosje të trajtohet me kujdes, pasi konsideron se kontributi i kësaj gjenerate patriotësh e atdhetarësh është i lartë dhe se rezultati i tyre mbajti gjallë nacionalizmin që i parapriu Luftës Çlirimtare.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Nuk ka rëndësi errësira e drita; ngjyra e heshtjes gjithnjë është e njëjtë. Një histori e jetuar e pa treguar dhe e harruar.”

Sot vizitova ish-burgun sekret i cili po ekspozohet në kuadër të projektit “Autostrada Biennale” në Prizren. Ajo se çfarë më çuditi më së shumti ishin dosjet e të burgosurve politik të viteve ’60-ta gjatë rrëgjimit të pushtetit Jugosllav të cilët ishin ende të pa prekura dhe të mbuluara me pluhur.

Këto dosje duhet të trajtohen me kujdes e më pas të ekspozohen publikut pasi kontributi e kësaj gjenerate patriotësh e atdhetarësh është i lartë ku rezultati i tyre mbajti gjallë nacionalizmin që i parapriu Luftës Çlirimtare.

Të ngjashme