Kjaeri do ta përfundojë karrierën te Milani

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi Simon Kjaer ka pranuar se dëshiron ta mbyllë karrierën si lojtar aktiv me fanellën e skuadrës së Milanit, raportojnë të premten mediat në Itali. 31-vjeçari, iu bashkua Milanit para një viti dhe ka kontratë deri në vitin tjetër.

Mirëpo, ai ka insistuar se së shpejti do të ulet me krerët e klubit italian për një kontratë të re afatgjate që do ti mundësonte atij për ta përfunduar karrierën te Milani.

“Dua të qëndroj këtu sa më gjatë që të jetë e mundur. Në të vërtetë, synimi im është ta mbylli karrierën te Milani dhe këtë ua kam bërë me dije edhe krerëve të klubit”, është shprehur Kjaer.

Reprezentuesi i Danimarkës, këtë sezon ka 23 paraqitje për Milanin në të gjitha garat kurse ka luajtur edhe te Sevilla, Atalanta, Fenerbahçe, Lille, Wolfsburgu, Roma, Palermo e Midtjyllandi. .

Të ngjashme