Kjo është arsye pse policia dënoi imamin e Kamenicës, reagon ky i fundit

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Imami i fshatiti Roganë të Kamenicës, Besir Kryeziu, ka njoftuar se është dënuar nga policia për shkak se në xhami kanë qenë prezent më shumë se që lejohet me ligj, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë faljes së xhumasë në xhaminë e fshatit kanë qënë një numër më i madh se 10 persona.

Nuk kishte se si të mos reagonte ashpër, pasi tha se gjatë fushatës zgjedhore janë shkelur më shumë ligjet se tani.

Kryeziu po ashtu është shprehur se ai i ka njoftuar xhemantin me kohë, andaj edhe nuk mban përgjegjësi.

“Të nderuar xhematlinj, sot ndodhi një akt i shëmtuar nga policia e Kamenicës. Unë si imam i fshatit Roganë, u dënova sot për shkak se kisha në xhami më shumë se 10 xhematlinj.

Në xhami me dy standarde, në zgjedhje s’vlejnë masat, nuk vlen as pandemia. Deri dje, nuk kishte kurrfarë masash, ani pse virusi ishte prezent. Unë i kam njoftuar xhematin, andaj edhe nuk mbaj përgjegjësi.

Jam këtu për të falur namazin, jo për ta ruajtur derën e xhamisë se kush hyn e del! Faleminderit policise, që na e kujtuan kohën e komunizmit!”, shkruan ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi para dy ditësh nuk është përmendur edhe ndalimi i grumbullimit të njerëzve në tempujt fetarë.

Të ngjashme