Talenti i Llapit, Rejdon Bejta, sot ka marrë vëmendjen e medieve sportive jo vetëm në Kosovë.
I shfaqur në një fotografi i mbuluar i tëri me baltë, Bejta krijoi përshtypje të gabuar te opinioni se terreni në të cilin u zhvillua ndeshja mes të rinjve të Llapit dhe Fushë-Kosovës, ishte i tëri i mbuluar me lloç, dhe pa kushte minimale për të zhvilluar një ndeshje futbolli.
Jo që fusha në Merdar ishte në gjendjen e saj më të mirë, dhe se në vende – vende ishte e rënduar nga lagështia, por as nuk ishte siç u pasqyrua sot në media.
Rejdon Bejta një talent në rritje, që e dëshiron shumë futbollin dhe fitoret, ka vendosur që ndryshe nga shokët e tij, të festoi fitoren ndaj Fushës Kosovës duke rrëshqitur në pjesën e fushës ku ishte e renduar nga lagështia.
Kjo shihet edhe në fotografitë që janë bërë pas ndeshjes, ku ai dallon nga shokët e skuadrës si nata me ditën.