Ekonomia Online
FUNDIT

Kjo është gjendja në pikat kufitare, te Dheu i Bardhë pritjet deri në një orë

Kjo është gjendja në pikat kufitare, te Dheu i Bardhë pritjet deri në një orë

Situatë e qetë duket të jetë në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë. Sipas faqes për menaxhimin e kufirit, pika kufitare Dheu i Bardhë del të jetë më e ngarkuar, ku qytetarë po presin deri një orë për hyrje në Kosovë. Ndërkaq, nga përditësimi i fundit i orës 09:23, në pikat tjera si Jarinje, […]

Situatë e qetë duket të jetë në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Sipas faqes për menaxhimin e kufirit, pika kufitare Dheu i Bardhë del të jetë më e ngarkuar, ku qytetarë po presin deri një orë për hyrje në Kosovë.

Ndërkaq, nga përditësimi i fundit i orës 09:23, në pikat tjera si Jarinje, Bërnjak dhe Merdar lëvizjet janë të shpejta dhe pa ndonjë pengesë me pritje deri në 10 minuta.

Të ngjashme