Biletën ajo e kishte blerë në një pikë karburanti, në Chicopee të Masaçutës. Sapo mësoi se ka fituar këtë shumë parash, ka dhënë menjëherë dorëheqje nga puna e saj. Ajo që 32 vjet punonte në një qendër mjekësore
Mavis Wanczyk është fituesja e xhekpotit më të madh të fituar nga një person i vetëm, në historinë e Amerikës së Veriut, plot 758.7 milionë dollarë, bëjnë të ditura mediat amerikane.
Sapo u dha lajmi se dikush ka fituar këtë shumë, të gjithë ishin kureshtarë të dinë se kush është personi fitues, derisa ajo ka dalë edhe në një konferencë për media, ku ka folur për paratë e fituara dhe sa me fat është, përcjell albinfo.ch.
Biletën ajo e kishte blerë në një pikë karburanti, në Chicopee të Masaçutës. Sapo mësoi se ka fituar këtë shumë parash, ka dhënë menjëherë dorëheqje nga puna e saj. Ajo që 32 vjet punonte në një qendër mjekësore.
“Ëndrra mu bë realitet. Doja të dilja në pension pas 12 vjetësh, por kjo u realizua më herët. Kam telefonuar në punë dhe ju kam thënë se nuk do të vijë më”, tha gruaja, fituese e xhekpotit.
53-vjeçarja numrat fitues i kishte zgjedhur sipas ditëlindjeve të të afërmve të saj.
Shanset për të fituar xhekpotin janë një në 292 milionë.