Kjo është përbërja e re e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 14:32 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, sipas të cilave koalicioni PAN ka fituar 33.74 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosja është e dyta me 27.49 për qind dhe koalicioni LAA është i treti me 25.53 për qind.

Rezultatet i ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media.

Ajo ka konfirmuar se koalicioni PAN ka siguruar 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, kurse e dyta Lëvizja Vetëvendosje 32 ulëse, ndërsa koalicioni LAA ka 29 ulëse, raporton EO.

Ndërkohë, KËTU mund të njoftoheni me emrat e deputetëve të cilët pritet të jenë pjesë e legjislacionit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme