Kjo është situata e rrugëve të Kosovës

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës ka njoftuar për situatën e rrugëve të Kosovës pas reshjeve të borës dhe të ftohtit që po mbretëron në vend.

Sipas një njoftimi për medie, në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë, ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur për qarkullimin e automjeteve.

“Ju njoftojmë se sipas informacioneve nga terreni, të gjitha rrugët Nacionale, Rajonale dhe Auto-udhët, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme per qarkullim rrugor. Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme” thuhet në njoftim.

Të ngjashme