Kombëtarja e Kosovës në mars të vitit 2019 do të takohet me Danimarkën në një ndeshje të karakterit miqësor
Kosova është në Grupin A në kualifikimet e Euro 2020 së bashku me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, shkruan gazetametro.net.
‘Dardanët’ kanë qëlluar në një grup me 5 skuadra dhe kështu para se të fillojë kampanja e kualifikimeve do të luajnë një ndeshje miqësore me Danimarkën në stadiumin Fadil Vokrri.
Këtë e ka zbuluar trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.
“Kemi gjithashtu dy miqësore, një kundër Danimarkës në Kosovë dhe më pas do të shohim, nuk e di. Do të luajmë gjithashtu me Gjibraltarin, në tetor ndoshta, kaq shumë ndeshje janë të mira për skuadrën”, ka thënë Challandes.
Kujtojmë që kandidatë për të zhvilluar miqësore në Prishtinë ishin edhe Gjermania dhe Uellsi, por do të jetë Danimarka, skuadra e cila do të përballet me Kosovën në stadiumin mitik, Fadil Vokrri.