Kjo nuk është marrëveshje, është ndëshkim ndërkombëtar ndaj Kosovës

Prishtinë | 05 Nën 2023 | 19:51 | Nga Milazim Krasniqi

Plani franko- gjerman i mundëson Serbisë që të përfitojë këto favore, pa dhënë asgjë:

  1. Bashkësinë e Komunave Serbe me kompetenca të një autonomie politike dhe territoriale: (“Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.” Neni 10)
  2. Fuqizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe edhe përtej Planit të Ahtisarit, ku ajo faktikisht ishte shndërruar në “shtet në shtet”: (“Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.” (Neni 7)
  3. Rikthimin e ndikimit direkt të Serbisë në politikat qeveritare të Kosovës: “Për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.” Neni 7)
    Rezyme: 1. Zajednica merr 20% të territorit të Kosovës. 3. Kisha Ortodokse Serbe ka në pronësinë e saj prona të shumta dhe e vazhdon rolin bllokues e subversiv ndaj shtetit të Kosovës, tash me kapacitete edhe më të mëdha. 3. Shteti serb e ka rikthyer prezencën direkte në politikat e qeverisë së Kosovës, sa u përket interesave të serbëve.

P.S. Kjo nuk është marrëveshje. Ky është ndëshkim ndërkombëtar ndaj Kosovës.

Të ngjashme