Kjo qeveri është e mirë vetëm në shpërndarjen e propagandës

Prishtinë | 27 Kor 2024 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Rezultatet e Pulsit Publik mbi kënaqshmërinë e qytetarëve me punën e institucioneve dëshmojnë një gjë: se kjo qeveri është e mirë vetëm në shpërndarjen e propagandës.

Me çka janë të kënaqur qytetarët:
•Me 160 çerdhe që kurrë nuk u ndërtuan?
•Me 4,000 banesa me çmime të përballueshme që as nuk u përmendën?
•Me mungesën e njohjeve apo anëtarësimeve për Kosovën?
•Me rënien e rezultatit arsimore siç dëshmon testi PISA?
•Me largimin e mjekëve nga Kosova?
•Me largimin e 200,000 qytetarëve nga Kosova?
•Me 10 shkeljet e Kushtetutës?
•Me aferat për korrupsion e nepotizmin maeiv?
•Me ndërtimin e urës në Saradran?
•Me sulmet ndaj mediave e gazetarëve?

Niveli i propagandës shkon aq larg sa që qytetarët janë të bindur se kjo qeveri ka dhënë rezultate edhe aty ku nuk ka fare përgjegjësi – uljen e korrupsionit në organizatat ndërkombëtare nga 23.8% në 13.7%. Prandaj këso lloj matjesh nuk kanë asnjë kuptim.

Ja sa kontradiktore janë këto matje: 53.3% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e qeverisë, e po ashtu 53.3% të qytetarëve vlerësojnë se varfëria, papunësia, çmimet e larta dhe shërbimet e dobëta mjekësore janë problemet më të mëdha (varfëria 16.6%, papunësia 16.3%, çmimet e larta 12.7 dhe shërbimet shëndetësore 7.7%, që është gjithsej 53.3%).

Sikur këta mashtrues të punonin të kryenin ndonjë punë në vend se të bënin propagandë, këto probleme nuk do ishin brenga më e madhe e qytetarëve, ose së paku do të ishin zvogëluar si probleme. Sikur këto probleme të zgjidheshin për qytetarët, në krye të listës probleme do të dilnin të tjera probleme që janë karakteristike për shoqëritë e zhvilluara.

Të ngjashme