Klaudia Pepa reagon pas lajmit të ndarjes

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 19:30 | Nga

Edhe pse dyshohej prej kohësh një ndarje mes Klaudia Pepës dhe Albi Nakos, ishte vetë çifti që e konfirmoi vetëm disa ditë më parë.

Prej asaj dite komentet kanë vërshuar në rrjete sociale. Ishin fansat e dyshes simpatike që u mërzitën për këtë ndarje. Klaudia ka preferuar të vazhdojë jetën e saj, pa u shqetësuar për komentet e njerëzve.

Por sot ajo ka reaguar për herë të parë, duke i kthyer përgjigje një fanse, e cila është shprehur se ka qenë Albi ai që e çoi në Itali.

“Zemër në Itali erdha me avion e direkt tek Mediaset. Çdo histori ka një fillim e një fund, nuk është fundi i botës. Në një raport ne dy faji është gjithmonë i të dyve. Gjithë të mirat!!”, ka qenë përgjigja e Klaudias.

Më tej ajo ka futur dhe Albin në komente: “Albi Nako ça thonë more”, i cili është përgjigjur vetëm me disa yje. Me sa duket ata ruajnë akoma një marrëdhënie shumë të mirë miqësore.

kaludia3klaudia2klaudia1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme