KLGI-ja bëhet anëtare e Asociacionit të Administratës në Bruksel

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 14:10 | Nga

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) bëhet zyrtarisht anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës në Bruksel, aprovuar nga Bordi i Menaxhmentit.

Fokusi i këtij Asociacioni të organizatave dhe individëve është kryesisht në administratë publike dhe menaxhment.

Ky anëtarësim do të shërbejë në shkëmbim të informatave, ideve, eksperiencave dhe materialeve në çështjet dhe zhvillimet e interesave të përbashkëta të Institutit KLGI dhe individëve e organizatave anëtare në IASIA.

Image may contain: text

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme