Instituti KLGI me ligjërata dhe diskutime ka vazhduar në sesionin e dytë të trajnimit modular si pjesë e projektit “Një përpjekje drejt një qeverisje lokale të qëndrueshme dhe funksionale”, me ç ‘rast u trajtuan këto aspekte: sistemi i planifikimit të integruar, planifikimin strategjik, shkrimin e projekt-propozimeve dhe menaxhimin e projekteve.
Ky sesion trajnues kishte për qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve për konceptet, fazat dhe metodat e shkrimit të projekt-propozimeve dhe implementimin e suksesshëm të tyre.
Pra, kjo do të shërbej edhe si mjet për të lehtësuar zhvillimin profesional për shkrimin e projekteve inovative, në përputhje me nevojat dhe kërkesat. Me theks u trajtuar sistemi i planifikimit të integruar, me qëllim të shmangie së copëzimit të politikave dhe buxheteve.
E për të pasur një qasje pro-aktive në zbatimin efikas të projekteve duhet të kalohet nëpër disa faza, nisur nga konceptimi, inicimi dhe planifikimi, realizimi, përmbyllja dhe përdorimi.
Ligjëruesi në këtë sesion ishte Uragan Alija, drejtor i Departamentit për Komunikim dhe Marketing Digjital në Postë-Telekomunikacionin e Kosovës, theksoi se implementimi i projekteve mbetet problem serioz marrë parasysh se më pak se dhjetë për qind e projekteve në Kosovë implementojnë metodën e duhur përmes fazave të specifikuara.
Ndërkaq, Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit KLGI ka theksuar se rrugëtimi për zbatimin e projektit nga nisja e deri në planifikim kërkon kohë dhe energji. Për më tepër, duhet të ketë më shumë përfshirje të qytetarëve në ciklin e hartimit të politikave me theks ato buxhtore që ndërlidhen me listën e projekteve, ngase aktualisht kjo mbetet vetëm në kufizat formale pa një qartësi të nevojave direkte të grupeve dhe banorëve.
Sesioni trajnues ka përfshirë edhe punë në grupe, ku pjesëmarrësit patën rastin të trajtojnë fazat e projekt-propozimeve dhe të adresojnë problemet me të cilat ata përballen gjatë realizimit të projekteve si me prokurim, financim, ndarjen e roleve, monitorim dhe vlerësim. Theks i veçantë u vë edhe në aspektin e vlerësimit dhe monitorimit, si metoda më e mirë për të përmirësuar menaxhimin e qeverisjes.
“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSD)”.