Programi LGA – gjenerata e gjashtë, në kuadër të modulit të parë (demokratizimi dhe decentralizimi) mbajti sesione dhe vizita pune në Tiranë. Programi LGA, synon që të integroi në rrjedhë ligjëratat me vizitat e punës në institucione që ushtrojnë funksionet në praktikë. Ndërlidhja e pjesës akademike dhe normative me kontekstin rritë ndjeshëm kualitetin e edukimit profesional.
Në këtë linjë, në sesionet e ligjërimit u trajtuan: Decentralizimi në aspekti historik, akademik, studimor – Konteksti Ndërkombëtar i Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit të pushtetit Lokal; Konceptet Themelore të Decentralizimit: Devolimi, Dekoncentrimi dhe Decentralizimi Administrativ – Parimet e Rondinelit Demokratizimi në raport me Decentralizimin – Rasti i Kosovës.
Ndërkaq, përmes një vizite pune, u pa ndërlidhja e decentralizimit dhe dekoncentrimit të shërbimeve të integruara publike në kuadër të Agjencisë për Ofrimin e Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) në Kavajë të Republikës së Shqipërisë. Vizita kishte për qëllim informimin e pjesëmarrësve rreth modeleve të avancuara të ofrimit të shërbimeve publike për qytetarë.
ADISA është krijuar si përgjigje e nevojës së qytetarëve të Shqipërisë për shërbime publike efikase, cilësore dhe transparente, ku si mision të veprimtarisë ka ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet ngritjes dhe administrimit të sporteleve pritëse për qytetarët (front office) si dhe qendrave të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë (one-stop-shop) për shërbimet që kryhen nga institucionet dhe agjencitë e qeverisë qendrore ose të njësive të qeverisjes vendore sipas legjislacionit në fuqi ose marrëveshjeve përkatëse.
Për këtë LGA, gjatë gjithë punës në ofrimin e moduleve përdor tri modele:
Rrjedhë: LGA ofron rënditjen e praktikave të mësimit në një mënyrë që pjesëmarrësit të mësojnë nga përvojat në të kaluarën dhe të kalojnë në një kuptim më të thellë dhe më të gjerë të problemeve;
Vazhdimësi: Programi LGA pas shtjellimit të temat praktikisht trajton problemet specifike, ku më tej harton një hartë logjike që shërben si mjet për adresimin e këtyre temave dhe problemeve në nivelin lokal;
Integrim: Përmes integrimit, LGA nxit dhe promovon përmirësimin e të mësuarit përtej kufijve të programit.
Pra, LGA përdor një seri mënyrash dhe praktikash të të mësuarit për të mbështetur pjesëmarrësit në arritjen e rezultateve të trajnimit. Këto përvoja janë kryesisht të bazuara në aktivitete me qëllimin për t’u mundësuar atyre edhe aplikimin e teorive në praktikë. Aktivitetet janë të dizajnuara, të renditura dhe të grupuara në një mënyrë që ndihmon pjesëmarrësit të arrijnë rezultate.