Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nga seksioni politik/ekipi ekonomik, Miran Vatovec dhe Edon Kalludra.
Në fokus të diskutimit ishte zhvillimi rajonal, në funksion të kësaj u trajtuan edhe mundësitë që ofron kuadri ligjor i bashkëpunimit ndër-komunal.
Në këtë funksion, avancimi i praktikave të bashkëpunimit dhe fuqizimi i komponentës së koordinimit dhe përkrahjes nga niveli qendror dhe donatorët do të rriste ndjeshëm mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm.
Andaj, adresimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe koheziv nëpërmjet ligjit për zhvillim rajonal do të japë impakt pozitiv në funksion të adresimit të sfidave që prekin komunat.
Një qasje e integruar e planifikimit dhe zhvillimit do të ulte ndjeshëm copëzimin e politikave dhe financave.