Klina shpalli sportistët më të mirë të 2016-s

Klina | 04 Jan 2017 | 16:28 | Nga

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Klinë, sot ka mbajtur manifestimin e zgjidhjes së sportistit të vitit në këtë komunë për vitin 2016.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka uruar gjithë sportistët për rezultatet e arritura në sporte të ndryshme.

“Kemi krijuar një infrastrukturë të mirë sportive. Është rregulluar stadiumi i qytetit, Qendra Sportive ‘Adem Jashari’ ndërsa sivjet planifikojmë edhe ndërtimin e një fushe ndihmëse për femra dhe Qendrën Rinore”, ka thënë Bashota, sipas të cilit komuna me mundësitë e veta buxhetore ka mbështetur sportin.

“E ardhmja e të rinjve është shkolla dhe sporti. Synimi ynë sivjet është që KF Dukagjini i Klinës të rikthehet në Super Ligën e Kosovës dhe për ketë do ta ketë edhe mbështetjen e Komunës”, pohoi Bashota.

Ai vitin 2017 e quajti vit të sportit dhe premtoi simulim edhe me të madh të rinjve që janë të angazhuar në klube të ndryshme në ketë komunë dhe që garojnë në ligat e Kosovës.

Sportist i vitit u shpall futbollisti i KF Dukagjini Emanuel Zallaj. Në mesin e sportisteve me të mirë janë edhe futbollistja Xhenifer Pjetri, Laura Prënaj- volejboll, Pirro Quni-boks, Arbnor Mustafa- gjimnastikë, Liridon Morina – ping pong, Kushtrim Bojaj-volejboll, Skender Maxharraj-shah, Visar Haxhijaj – futboll dhe Arion Tanushi- hendboll.

Trajneri më i mirë i vitit u shpall, Severin Elazaj i KF Dukagjini ndërsa si sportiste më të mira te shpresat u shpallën Leurant Mermollaku, Klejdi Haliti, Ylberina Berisha dhe Ela Kadriu.

Pedagogu me i mirë sportiv u shpall Rexhep Veseli ndërsa mirënjohje për kontribut në sport ju nda edhe udhëheqësit të sportit Xhafer Ademi dhe gjyqtarit Nazmi Raci.

Vitin e kaluar në komunën e Klinës janë themeluar ekipi i futbollit të femrave pastaj volejboll dhe klubi i hendbollit për meshkuj.

sokol-bashota1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme