Klinë: Treni godet veturën, një grua vdes e dy fëmijë në gjendje të rëndë

Foto nga arkivi
Klinë | 03 Sht 2018 | 20:33 | Nga

Një aksident që ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Dush të Klinës ka lënë të vdekur një grua 39-vjeçare. Në këtë aksident të lënduar kanë mbetur pesë persona të tjerë, në mesin e të cilëve janë edhe dy fëmijë të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar, zyrtari për media nga Policia e Kosovës në Pejë Xhevat Ibraj. Ka thënë se fëmijët e lënduar rëndë i takojnë të moshës 5 dhe 7 vjeçare dhe se janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Diku rreth orës 17: 48 në një mbi kalim hekurudhor një automjet i tipit ‘Mercedes’ me targa kosovare është goditur nga treni dhe gjashtë udhëtarë në makinë kanë pësuar lëndime trupore”.

“Pas ndihmës së parë në QKMF në Klinë, janë dërguar në spitalin e Pejës dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një femre 39-vjeçare e cila është nga Shipoli i Mitrovicës, ndërsa për QKUK të Prishtinës janë dërguar edhe dy fëmijë njëri gjinisë mashkullore dhe tjetrit i asaj femëror të moshave 5 dhe 7 vjeçar për shkak të gjendjes së rëndë”, ka deklaruar Ibraj për Insajderin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme